Lokale - eSIMy

Një aksident ka ndodhur ditë më parë afër objekteve shëndetësore në Podujevë, konretisht tek parku i pishave, raporton Llapi.info.

Në pamjet që kanë arritur në Llapi.info, shihet se ka pasur edhe të lënduar. Llapi.info posedon videon nga ky rast, por që shkak të pamjeve të rënda, nuk do t’i publikoj.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Pamjet që i ka siguruar portali, shihen qytetarët llapjanë që kanë kapur të lënduarin dhe e kanë çuar në Emergjencë, pasi edhe vendi ku kishte ndodhur aksidenti kishte qenë afër saj.

Edhe pse aksidenti kishte ndodhur ditë më parë, Policia po vazhdon të mos i raportojë të gjitha rastet që ndodhin në Podujevë, në raportet e saja ditore./Llapi.info.