Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpjetim Bulliqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka uruar shëndet, begati dhe agjërim të pranuar.

“Të dashur qytetarë, Urime festa e Fitër Bajramit! Juve që keni agjëruar, Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira! Zoti e forcoftë dashurinë për njëri-tjetrin dhe harmoninë në familje dhe shoqërinë tonë! Paçi shëndet të mirë dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar ai.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar Ramazan përfundon sot, ndërsa dita e parë e festës së Fitër- Bajramit është nesër më 2 maj 2022. Namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 06:09./Llapi.info