Sot janë bërë 23 vjet nga bombardimi i autobusit në urën e fshatit Lluzhan të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Bombardimi në këtë urë kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 23 vite më parë (1999), nga forcat ajrore të NATO-s.
Si pasojë e këtij bombardimi kishin mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur. Në mesin e të vrarëve kishte gra, burra dhe fëmijë të moshës dyvjeçare.
Familja Ramadani kishte humbur tetë anëtarë. Familja Kopalla pesë anëtarë.
Pas kësaj tragjedie që ishte përgatitur nga njësitë ushtarake dhe policore serbe nuk dihej për fatin e 17 personave.
Disa vite pas përfundimit të luftës të gjithë këta persona konsideroheshin të zhdukur dhe se familjet nuk dinin për fatin e tyre. Trupat e 11 prej tyre ishin gjetur në një varrezë masive në Prishtinë disa vite pas përfundimit të luftës. Ndërsa 6 prej tyre edhe pas 23 familjarët nuk din për fatin e tyre, pra, konsiderohen të zhdukur. Më 01 maj 1999 u vranë dhe u zhdukën 31 banorë të Podujevës./Llapi.info






