Lokale - eSIMy

Një iftar madhështor është organizuar sot në xhaminë “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Iftarin në këtë xhami sot e kanë pritur qindra fëmijë jetimë të Komunës së Podujevës. Kështu ka njoftuar imami i kësaj xhamie, Besim Arbanashi.

“Të lumtur që realizuam një nga aktivitetet më të bukura! Iftar i përbashkët i të gjithë fëmijëve jetimë nga komuna jonë. Veç iftarit familjeve pjesëmarrëse u shpërndamë nga një pako ushqimore në vlerë prej 65€ ndërsa fëmijët përfituan dhuratat e Bajramit. Allahu i shpërbleftë donatorët nga xhemati ynë. Mos mbetshin pa u shpërblyer vullnetarët e vyeshëm të cilët ushqimin e iftarit e përgatiten nëpër shtëpitë e tyre”, ka shkruar ai./Llapi.info