Lokale - eSIMy

Krytari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qëndruar sot në Podujevë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, shkruan Llapi.info. 

Bulliqi e ka pritur Konjufcën me çaj. Një fotografi nga takimi i tyre e ka publikuar zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim që Konjufca të shkojë në Podujevë të mos pritet me çaj.

“Nuk ka kuptim me ardhë Glauk Konjufca në Podujevë, e mos me i qitë çaj”, ka shkruar Zhitia./Llapi.info