Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në katër orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010)  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Siboc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i izolatorëve për eliminimin e prishjeve të shumta në largpërçues”, janë vendet që do ë mbesin nesër pa rrymë.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 16:00 deri 16:30.

Vendet: fshatrat: Siboc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

NS 10/0.4kV TS Sibovc Zeka me kod: 14000010022 nga ora 09:00 deri 16:30
Vendet: TS Sibovc Zeka.

Arsyeja: Montimi i ndarësit, shkarkuesve, ormanit distributiv dhe kabllove hyrje/dalje.

2.TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) nga 09:00 deri 09:30 dhe nga 16:00 deri 16:30.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

NS 10/0.4kV TS Sibovc Zeka me kod: 14000010022 nga 09:00 deri 16:30
Vendi: TS Sibovc Zeka”, janë vendet që do të mbesin pa rrymë pasnesër (29 prill)./Llapi.info