Komuna e Podujevës ka anuluar dy aktivitete të prokurimit, shkruan Llapi.info.
Njëra ndër to është edhe furnizimi dhe montimi i serrave.
Kështu thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulim, por pa specifikuar qartë se për çfarë është anuluar konkretisht.
“Asnjë ofertues i përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin shtesë të publikuar nga Komuna.
Ndërkohë, çështja e ndarjes së serrave vazhdimisht është përcjellë me akuza të mëdha nga partitë opozitare në Podujevë.
Përveç kësaj, Komuna e Podujevës ka anuluar aktivitetin e prokurimit edhe për “Mirëmbajtja e elektrikes në objektet komunale”.Tenderët pritet të hapen sërish./Llapi.info






