Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë në mbrëmjen e së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I njëjti tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, njoftoi ai.






