Një aksident në komunikacion ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës.
Sipas fotografive të publikuara nga një faqe lokale, një shofer shihet se ka shkaktuar vetëaksident, pasi është përplasur për një shtylle ndriçimi afër birrarisë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga pamjet duket se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.








