Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak minutash në fshatin Majac të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet zjarri që ka kapluar malet dhe shkurret në këtë pjesë të Podujevës.
Banorët i kanë thënë portalit Llapi.info se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Sipas pamjeve që ka siguruar portali, shihet se zjarri është shumë pranë shtëpive të banimit në këtë fshat.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara:









