Qytetarët janë ankuar për pritjet dhe kolonat e gjatë të krijuara cdo ditë në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, shkruan Llapi.info.
Ata kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info, pak para kohës së iftarit, ku shihen lluga e madhe e krijuar nga automjetet.
Të njëjtit janë shprehur të indinjuar për këto pritjet, të cilat më së shumti po krijohen edhe nga punët e lënë nga gjysmë në zgjerimin e kësaj magjistraleje.
Këto punime janë nisur para gjashtë vjetësh, por që ende nuk janë kryer. Në fushatë zgjedhore, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryeministri Kurti kanë thënë se këto punimet do të përfundojnë gjatë vitit 2022./Llapi.info.
Më poshtë pamjet:








