Lokale - eSIMy

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qëndruar sot për vizitë në fshatin Sfeçël të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Me rastin e kësaj vizite, ministri i Bujqësisë ka takuar fermerin Bekim Vokrrin, i cili kultivon me hektarë kulturë të ndryshme bujqësore, ndërkohë që punëson rreth 100 persona.

“Në Sveçël të Podujevës, Bekim Vokrri kultivon 70ha me karrotë, 10ha me grurë, 15ha me spec dhe 5ha me rrepë të kuqe.Ai më njoftoi se përmes veprimtarisë së tij punëson 24 punëtorë të rregullt dhe rreth 100 sezonalë, me pagë minimale 520e ndërsa maksimale rreth 800 euro duke përfshirë dhe shujtat ditore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

🫑Në Sveçël të Podujevës, Bekim Vokrri kultivon 70ha me karrotë, 10ha me grurë, 15ha me spec dhe 5ha me rrepë të kuqe.Ai më njoftoi se përmes veprimtarisë së tij punëson 24 punëtorë të rregullt dhe rreth 100 sezonalë, me pagë minimale 520e ndërsa maksimale rreth 800 euro duke përfshirë dhe shujtat ditore.

🌱Ai është një ndër bujqit shembull jo vetëm në Komunën e Podujevës por në gjithë Kosovën. Nga ana tjetër ai prodhon dhe eksporton karrotën duke e bërë kështu lider edhe në rajon përpos se në vend.

🥕Bekimi për herë të parë ka implementuar teknologjitë e reja të kultivimit duke përfshirë këtu edhe mbjelljen e fidaneve në module apo kaseta, sistemin modern të fertigimit(ushqimit) përmes sistemit të ujitjes pikë-pikë.

🌶Duke parë angazhimin e bujqve si Bekimi, ne jemi përkushtuar që ta rrisim përkrahjen përmes programeve tona mbështetëse, qoftë përmes subvencioneve apo granteve. Këtë vit Bekimi si kultivues i perimeve do të perfitojë 554 euro për hektarë për kulturat që ai kultivon si dhe do të përfitojë subvencionimin e naftës për litër varësisht nga hektarët që ai ka në pronësi.

🌾Nga ana tjetër ai për grurin do përfitojë 474 euro për hektarë, si dhe do përfitojë subvencionim për plehërimin pranveror dhe naftën. Bekimi e theksoi se ka një rendiment të lartë të grurit sa që për një hektarë të mbjellur me grurë, ai nxjerr rreth 10 ton.
🇽🇰Afër prodhuesve vendorë!