Gjatë ditës së dielë në Kosovë dhe pjesën veriore të Shqipërisë ka pasur luhatje të dukshme të motit.
Përpos temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar, vende-vende ka pasur edhe reshje të dendura bore.
Si pasojë, përgjatë Rrugës së Kombit, në dalje të tunelit të Kalimashit, rruga është mbuluar me borë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përndryshe, javën e ardhshme priten kthjellime dhe rritje të temperaturave.







