Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Kushevicë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, nga zjarri është djegur sipërfaqe e madhe e pyllit dhe livadheve.
“Kushevicë, Podujevë, 09.04.2022 – 15:50. Është raportuar se një sipërfaqe e pyllit dhe livadheve është përfshirë në zjarr. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin në tërësi. Dëmet janë të konsiderueshme”, ka njoftuar Policia në raportin ditor./Llapi.info






