Një femër ka raportuar në Policinë e Podujevës se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 09.04.2022 – 03:00. Viktima femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social, është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






