Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar thuajse e përmbysur.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

SI pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë./Llapi.info

No description available.
Foto indeksonline