Lokale - eSIMy

Tri shtëpi janë thyer nga hajnat në vetëm pak ditë në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rasti i fundit ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Bajcinë të kësaj Komune. Për këtë dhe rastet tjera i ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportet e saja.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Dy vjedhja tjera janë raportuar ditë më parë në fshatin Peran. Në të dyja po ashtu është  vjedhur para dhe stoli.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera, ka thënë se njësitet e saja janë duke i hetuar rastet, ndërkohë që vjedhjet janë cilësuar si “vjedhje të rëndë”./Llapi.info