Kanë vazhduar rastet e dhunës ndaj familje edhe në 24 orët e fundit, shkruan Llapi.info.
Siç njofton policia, një e tillë ka ndodhur në Podujevë, ku një person dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
• Podujevë, 31.03.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.






