Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar në fshatin Llaushë e Epërme të Komunës së Podujevës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, raporton Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Fsh. Laushë e Epërme, Podujevë, 31.03.2022 – 12:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) nën dyshimin se i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë(të mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.