Lokale - eSIMy

Oligarku rus Mikhail Fridman, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se “nuk dinte si të jetonte”, pasi Bashkimi Evropian dhe Britania i vunë sanksione.

Fridman, i cili ka një pasuri neto prej mbi 10 miliardë dollarë, tha se sanksionet e BE-së ishin “të pabaza dhe të padrejta”.

Pasuria e tij raportohet se ka rënë për 4 miliardë dollarë.

“Unë nuk di si të jetoj”, tha Fridman për Bloomberg. “Unë nuk e di. Unë me të vërtetë nuk e di”.

Ndryshe, Fridman është ndër rusët e shënjestruar nga sanksionet perëndimore pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.