Kongresmeni amerikan, Andy Levin, përfaqësues nga Michigani, i është bashkuar grupit për çështjet shqiptaro-amerikane.
Këtë e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, përmes një postimi në Twitter.
“Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane. Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit”, ka shkruar ai.
Lukaj është një prej aktivistëve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.






