Lokale - eSIMy

Presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina fitoi çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai thotë se Gjykata ka urdhëruar Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës.

“Ukraina ka shënuar fitore të plotë në çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së. Gjykata urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës. Urdhri është i detyrueshëm për Rusinë sipas ligjit ndërkombëtar. Injorimi i vendimit do ta shtyjë Rusinë në izolim edhe më të madh”, shkroi Zelensky në Twitter.