Lokale - eSIMy

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ditë më parë ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë konferencë, Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërkohë që ka shtuar se janë duke punuar edhe për njohje të reja për Kosovën.

Erdogan tha se Turqia është vendi i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që njeh pavarësinë e Kosovës, derisa ai ka shtuar se do ta vazhdojë lobimin.

“Takimet dhe kontaktet tona do të vazhdojnë për sjelljen e njohjeve të reja nga vendet që nuk e kanë bërë këtë. Në takimin që patëm me presidenten Vjosa Osmani, ajo më dha emrat e disa shteteve për të siguruar njohje të reja për Kosovën dhe ne duam të kemi njohje të reja. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës”, tha Erdogan, raporton Al Jazeera./Llapi.info