Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka konfirmuar mëngjesin e së shtunës se gjithsej 66,224 burra ukrainas janë kthyer në shtëpi për ta luftuar pushtimin rus.
“Kaq shumë burra u kthyen nga jashtë në këtë moment për të mbrojtur vendin e tyre nga hordhia. Këto janë 12 brigada të tjera luftarake dhe të motivuara. Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm”, ka thënë Reznikov.
Mbi 1,000 njerëz kanë mbërritur gjithashtu në Ukrainë për të luftuar në një “Brigadë Ndërkombëtare” që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, pas një lutjeje nga presidenti, Volodymyr Zelenskyy.
66224. That's how many men returned from abroad at this moment to defend their Country from the horde. These are 12 more combat and motivated brigades 🇺🇦! Ukrainians, we are invincible! #FightLikeUkrainian
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 5, 2022





