Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata në Evropë dhe në botë po përkeqësohet dhe se sipas tij “Serbia do t’i mbrojë interesat e popullit dhe vendit të saj!”
Këtë deklaratë ai e bëri me anë të videoje të postuar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”, (E ardhmja e Serbisë).
https://www.instagram.com/p/CamPNmDDUd2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4f400af1-10d7-4eba-9e37-17af6eac3893
“Nga orë në orë është më e vështirë. Prandaj dhe në përputhje me këtë, udhëheqja e Republikës së Serbisë po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një jetë normale për qytetarët e vendit tone”.
“Ajo sa vjen e rëndohet dhe bëhet më e madhe, dhe kjo është arsyeja pse ne po reagojmë ndaj çmimeve më të larta në histori, qymyrit dhe energjisë elektrike dhe gazit dhe të gjitha lëndëve të para. Çmimet e produkteve të tjera ushqimore po rriten në mënyrë dramatike”.
“ Prandaj është e rëndësishme që të marrim masa “Sonte ose nesër. Është e rëndësishme që ne reagojmë pa panik dhe jam i bindur se do të ruajmë stabilitetin dhe paqen dhe një jetë të mirë për qytetarët tanë”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.






