Lokale - eSIMy

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në RTS se nëse disa vende të Bashkimit Evropian dëshirojnë që Kosovën ta bëjnë pjesë të NATO-s, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial.

“Serbia do ta ruaj integritetitn territorial pa marrë parasysh trysnitë dhe shantazhet që na imponohen dhe të cilat i duan shqiptarët e Kosovës”, tha ai.

Presidenti serb sot po ashtu tha se kërkesa e Prishtinës për t’u bërë anëtare e NATO-s nuk është ide e shqiptarëve të Kosovës, por e lobistëve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët duan t’i detyrojnë katër vendet e BE-së, që janë anëtarë të aleancës, për të njohur pavarësinë e Kosovës, raporton tanjug

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është e mundur që Prishtina të përfitojë dhe t’i arrijë qëllimet e saj në situatën aktuale, Vuçiq kujtoi se për një ide të tillë ka dëgjuar për herë të parë para gjysmë viti, përcjellë rtv21.tv

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka përsëritur sot kërkesën e tij për pranimin e Kosovës në NATO.

Ai ka thënë se Serbia edhe me qëndrimin e fundit pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën tregoi përcaktimin e qartë pro-rus./21Media