Lokale - eSIMy

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një urdhër për të ofruar deri në 600 milionë dollarë “ndihmë të menjëhershme ushtarake” për Ukrainën.

Ukraina është nën agresionin rus për të tretën ditë të shtunën, pa asnjë shenjë bisedimesh mes Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e konfliktit, përcjell Telegrafi.

Trupat ruse arritën në kryeqytetin ukrainas Kiev herët të shtunën në mëngjes, duke sulmuar një bazë ushtarake në qytet, si dhe duke u përpjekur të merrnin një stacion të prodhimit të energjisë elektrike.

Kjo erdhi vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte parashikuar se trupat ruse do të kryenin një sulm të madh në qytet brenda natës.