Lokale - eSIMy

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike (NATO) është duke mbajtur një konferencë për media në lidhje me situatën në Ukrainë, pas sulmeve ruse.

Nga kjo alencë kanë thënë se njëherë nuk kanë ndonjë plan që të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë.

Kurse, gjatë ditës së sotme kanë lëshuar edhe një komunikatë për media ku kanë thënë se Rusia do të paguajë një çmim të lartë politik dhe ekonomik.

“Ne dënojmë në shkallën më të ashpër të mundshme sulmin tmerrues të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është krejtësisht i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Mendimet tona janë me të gjithë të vrarët dhe të plagosurit dhe me popullin e Ukrainës. Ne gjithashtu dënojmë Bjellorusinë për mundësimin e këtij sulmi. Ne i bëjmë thirrje Rusisë në shkallë më të lartë që të kthehet prapa nga rruga e dhunës dhe agresionit që ka zgjedhur. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre. Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet në deklaratë.