Lokale - eSIMy

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar pas urimit të kryetarit të këtij institucioni, Zhelko Komshiq për Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë.

“Provokimi i fundit i Komshiq mund të shpjegohet shkurt si urim për shtetin e rremë nga anëtari i rrejshëm i kryesisë”, është shprehur Dodik, transmeton Klankosova.tv.

“Një mashtrues dhe manipulues i vogël, një organizues përballjesh në skenën politike i cili nuk mund të veprojë ndryshe përveç të provokojë”.

Sipas Dodik, Komshiqit nuk është se i bën aq për Kosovën, por që me urim kishte për qëllimin të provokojë serbët.