Ministri britanik i Forcave të Armatosura thotë se beson se Evropa është më afër luftës në 70 vitet e fundit.
“Ka 130,000 trupa ruse rreth kufijve të Ukrainës, mijëra në anije amfibe në Detin e Zi dhe Azov,” tha James Heappey për BBC.
Ai shton se ka ende “shumë vend për kompromis dhe diplomaci”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje homologut të tij amerikan Joe Biden që të vizitojë shpejt Ukrainën në një bisedë telefonike të zhvilluar të dielën, njoftoi zyra e tij në Kiev.
Tensionet janë rritur prej javësh dhe Uashingtoni paralajmëron se ka frikë nga një pushtim “i fundit” dhe se më shumë se 100,000 trupa ruse janë afër kufirit të Ukrainës.






