Krimea është arsyeja kryesore pse bota ndodhet pranë një lufte të re që mund të jetë më përmasa të mëdha dhe e cila mund të përfshijë Rusinë dhe NATO-n.
Gadishulli me 27 mijë metra katrorë u pushtua nga forcat e Moskës më 2014, që e aneksuan atë prej Ukrainës.
Rusia po pretendon që, pos kësaj pjese, të marrë edhe zona tjera të shtetit fqinj në kufirin e saj perëndimor të cilin ajo kurrsesi nuk e do të aderojë në NATO. Kjo e fundit i ka dalw kundër pretendimeve të Kremlinit zyrtar.
E përderisa Krimea tashti është pikë problematike në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit ajo dikur ishte vendi kur liderët e të dyja palëve i dhanë fund një lufte dhe vunë bazat e paqes në Evropë.
Pikërisht 77 vjet më parë, më 4 shkurt 1945, në Jaltë të Krimesë u takuan Joseph Stalin i Bashkimit Sovjetik, Franklin Roosevelt i Amerikës dhe Winston Churchill i Britanisë për t’i dhënë fund Gjermanisë.
Pos kësaj, ata negociuan bazat e ndarjes së pushtetit në Evropë pas kapitullimit të Hitlerit dhe u morën vesh të formojnë Kombet e Bashkuara, një organizatë kjo që mëtohej të ruajë paqen në botë.






