Një qeveri është e suksesshme nëse lufton inflacionin dhe zbut papunësinë.
Kështu është shprehur njohësi i fushës së ekonomisë, Jakup Bellaqa, i cili ka thënë se pavarësisht të qenurit ekonomi e lirë, shteti ka mekanizma që të ndërhyjë në rastin e rritjes së çmimeve.
Bellaqa në Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se për të ndihmuar në situatën aktuale, qeveria duhet të marrë vendim për rritjen e pagës minimale.
“Ka pasur rritje ekonomike dhe duhet të rritet paga minimale. Paga minimale në vend duhet të shkojë në 300 euro”, është Bellaqa.
“Inflacioni i bën të varfrit më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Ka pasur rritje ekonomike dhe kjo duhet të përshëndetet. Edhe remitancat janë rritur, pa pasë po ashtu rritje ë aktivitetit ekonomik dhe buxheti i miratuar është më i madhi ndonjëherë prej 2.7 miliardë euro”.
Më tej ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bashkojnë forcat në rrafshin ekonomik.
“Duhet të kemi si komb treg – bashkim ekonomik. Pastaj duhet të ketë politike makroekonomike në mënyrë që të mos lejohen çmimet tavan”.






