Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Veternik, Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku bëhet fjalë pra për një aksident zingjiror.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka treguar Ahmeti.






