Lokale - eSIMy

Aktualisht dyert, fizikisht, i kanë mbyllur 77 shkolla në krejt Kosovën.

Nxënësit e tyre po obligohen ta ndjekin mësimin online, kjo si rezultat i infektimeve të shumta.

Numrat e të infektuarve si nga nxënësit, njashtu edhe nga mësimdhënësit, janë të shumtë në secilën Komunë.

Andaj, në një tryezë të Asociacionit të Komunave, me drejtorët komunal arsimor, dikush kërkoi rikthimi në shkolla, pasi procesi online s’po jep sukses.

E dikush tjetër, po kërkon që të shkohet në pushim tërësisht për ca ditë.

Këto, e rekomandime tjera, do i dorëzohen edhe Ministrisë së Arsimit, për një zgjedhje më ideale.