Këshilli për Mbrojtjen e të Dhënave e të lirive të njeriut (KMDLNj) ka reaguar sërish për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por jo edhe për katër komunat e veriut.
Sepse sipas tyre, po bëhet një luftë puro politike midis pozitës dhe opozitës.
“Pozita me këmbëngulësi po e mbronë ZRRE dhe kërkesën për rritje të çmimit të rrymës kurse opozita po e sulmon Qeverinë e Kosovës pse po ua paguan rrymën 4 komunave të Veriut ndonëse të gjitha qeveritë paraprake e kanë bërë të njëjtin veprim . Kryetari i Bordit të ZRRE, para Komisionit parlamentar deklaroi se 4 komuna të Veriut nuk janë përfshirë fare në propozimin për rritje të çmimit të rrymës dhe se kur kanë dashur të ndërprenë rrymën për 4 komuna të Veriut, shumë vite më parë , nga KFOR kanë marrë një letër se nuk mund ta bëjnë këtë prandaj janë detyruar ta vazhdojnë furnizimin për këto komuna”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj thotë se kërkon përgjigje se kur do të kompensohen qytetarët e Kosovës që për 15 vite janë përballur me fryeje të faturave, teksa e quajnë këtë “plaqkitje”.
“Opinioni kosovar nuk ka qenë i informuar për këtë më parë. Meqë është krijuar një situatë tensionuese dhe një paqartësi për qytetarët e që po manipulohet nga opozita dhe pozita dhe për të sqaruar çështjen që do të ndikonte në shtensionimin e gjendjes, KMDLNj kërkon nga qeveritë e mëparshme një sqarim nëse ka patur bazë ligjore, marrëveshje detyruese të nënshkruar e për të cilën publiku nuk ishte informuar, apo zotim para ndërkombëtarëve ose ndonjë shantazhim që e arsyeton këtë pagesë të rrymës për 4 komunat e Veriut?!”, thuhet mes tjerash.
“Po kjo pyetje vlenë edhe për Qeverinë aktuale që po vazhdon të paguajë rrymën për serbët e Veriut të Kosovës sepse , nëse nuk ka një arsye tepër bindëse, me këtë vazhdim të pagesës po e përligj diskriminimin në baza etnike dhe korrupsionin institucional. Edhe qeveritë paraprake si dhe qeveria aktuale e kanë detyrim të sqarohen para qytetarëve të Kosovës , ndryshe do të jenë përgjegjës për plaçkitje të qytetarëve të Kosovës përmes faturimit të fryer dhe ndarjes së mjeteve për rrymë dhe shërbine të tjera për 4 komunat në Veri të Kosovës përgjatë 20 vjetëve të fundit”, vazhdon reagimi i KMDLNj-së.






