Ministria e Arsimit po shqyrton masat e reja anti-covid.
Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, apo siç njihet ora policore.
Por që ajo të kthehet nga ora 22 deri në mëngjes po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, që shton se tash kur është dimër ashtu kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22.
NDërsa edhe qytetarët po theksojnë se kufizimi i lëvizjes së lirë është i pakuptueshëm meqë tashmë janë mësuar të bashkëjetojnë me pandeminë.






