Lokale - eSIMy

Qysh në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi” shenja tregon se kufizimi i shpejtësisë është 120km në orë.

Njësia e kontrollit të autostradave doli për të vëzhguar me veturë civile cdo lëvizje të automjeteve, kjo meqë vozitësit nuk po respektojnë kufizimet e shpejtësisë në këtë pjesë.

Nuk vonon shumë, kjo njësi vëren se një veturë po lëvizte mbi 230 km në orë.

Edhe policia e rrit nivelin e shpejtësisë për të arritur deri tek ndalimin i veturës i cili nuk ngadalsonte shpejtësinë.

“Jemi duke e bere percjelljen e tij, vec kemi kaluar 5-6 kilometra gjatë tërë kohës është duke vozituar më shumë se 200 km në orë jemi afruar që të ndalojmë këtë automjetë”

Ani pse policia ndezi rotacionin, i njejti nuk ndalonte së lëvizuri.

E pas një ndjekje disa kilometërshe, vihet nën kontroll ngasësi i cili përvec shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në autostradë, i njejti nuk posedonte leje të qarkullimit.

“Nëse nuk posedon patentë shoferin, vazhdohet procedura për gjykatë”.

Këtë ia konfirmojne edhe baza nga qendra e thirrjeve.

Pas shqipitimit të gjobës, vetura nuk konfiskohet por merret nën kontrollë nga personi i cili kishte leje qarkullimi.

Por vetura civile të cilën e posedojnë policia, parashikohet vetëm për raste si kjo e së enjtës.

“Kjo veturë ka shpejtësi të mjaftueshme për ato automjete që lëvizin me shpejtësi të lartë.”

Policia e Kosovës po vazhdon të shtojw kontrollet për të parandaluar aksidentet të cilat kohëve të fundit janë edhe me fatalitet, sipas statistikave në vitin 2019 persona të vdekur në komunikacion ishin 113 persona ndërkaq në vitin 2021-111 veta.

Ndërsa sot gjatë ditës në kuvendin e Kosovës është ngritur shqetësimi për numrin e lartë të aksidenteve me fatalitet, e që për këtë faji kryesor u tha se është mungesa e sinjalzueswve nëpër rrugët e kosovës./RTK