Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19.
Latifi pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.
Ndër masat që është raportuar se do të ndërmerren pas rritjes enorme të rasteve me koronavirus është kthimi orës policore dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë.
Teksa ende s’janë bërë të ditura të gjitha rekomandimet, shkollat në vend synohet që të mbesin të hapura.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shteti ka interesim që t’i mbajë shkollat hapur, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive te fëmijët. Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe nesër prapë do të ketë takim.
Vetëm dje në Kosovë janë regjistruar 2050 raste me koronavirus.






