Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar një qasje krejt tjetër të Bashkimit Evropian ndaj synimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të antarësohen në BE.
“Evropa nuk mundet të i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky rajon gjeografikisht e historikisht i takon Evropës. Ata kanë një të kaluar tragjike dhe të ardhme të ndritur dhe ndodhen në zemër të kontinentit evropian. Ata kanë plagë që na tregojnë sesa e brishtë paqja mund të jetë dhe sa i fortë Unioni jonë mund të jetë. Prandaj sot ne flasim për marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor dhe të ju japim perspektivë të qartë të antarësimit në Bashkimin Evropian” tha Macron.
Gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian ku paraqiti agjendën e shtetit të tij për gjashtë mujorin e parë të vitit ku Franca mban presidencën e BE-së, Macron foli edhe për çështje tjera.
Njëra prej tyre është reforma e Zonës së lëvizjes së lirë e njohur si Schengen. Kosova tash e dhjetë vjet synon të hyj në të përmes liberalizimit të vizave që nuk po ndodh.
Franca është njëra nga vendet prijëse që nuk po japin pëlqimin politik që kosovarëve të u hiqet regjimi i vizave.
“Ne do të synojmë që reformimin zonën e lëvizjes së lirë Shengen që është baza e idesë e premtimit tonë origjinal evropian për lëvizje të lirë. Kjo i bie mbrojtja e kufijve tanë të jashtëm. Këtu përfshihet të kemi një forcë të reagimit të shpejt ndër-qeveritare që mbështetet nga vendet anëtare”
Fjalimi bashkë me sesionin e pyetjeve nga deputetët në PE ka zgjatur afër tre orë.






