Rreth 500 pajisje për prodhimin e kriptovalutave u konfiskuan nga Dogana e Kosovës së fundmi në tërë territorin e Kosovës.
Në depon e këtij institucioni në Merdarë gjenden disa nga ato që u sekuestruan, meqë u futën pa taksë doganore në Kosovë.
Aksionet për kapjen e kontrabanduesve të këtyre pajisjeve do të vazhdojnë, sipas Doganës së Kosovës, derisa në shumicën e rasteve këto shiten më pas.
Aksione të tilla u shtuan pasi, për shkak të krizës energjetike, qeveria rishtazi ndaloi prodhimin e monedhave digjitale.






