NEW YORK, NY - APRIL 13: Parked ambulances continue to flash their lights near Brookdale Hospital Medical Center in Brooklyn on April 13, 2020 in New York City. Despite the closure of non-essential businesses and a continuing shelter-in-place order, New York City remains the global epicenter of the coronavirus outbreak, with health care facilities faceing a shortage of beds, protective equipment, and staff. (Photo by Scott Heins/Getty Images)
Lokale - eSIMy

 

Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer mashkull 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor.

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.

Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë.

Në zonë ka reaguar edhe EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje. EMS e transportoi 24-vjeçarin për trajtim ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e identifikoi 26-vjeçarin si Kreshnik Kajtazaj, nga Bronx.