Lokale - eSIMy

Simpatizues të dy partive më të mëdha në Podujevë, Vetëvendosje dhe LDK, janë duke festuar në sheshin e qytetit, raporton Llapi.info.

Qindra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin e Qytetit, ani pse ende nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave.

Festës së LDK-së i është bashkuar edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Shpejtim Bulliqi prin me 44.28, e pasuar nga LDK-ja me 43.65 për qind.

Floretë Zejnullahu ka 6.82 për qind, Besnik Tahiri me 3.96 për qind./Llapi.info

No description available.

Edhe simpatizuesit e LDK-së mblidhen para selisë së partisë në Podujevë