Lokale - eSIMy

Ende pa u përfunduar numërimi i votave, simpatizues të LDK-së janë mbledhur para selisë së partisë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet qytetarë para kësaj selie në sheshin e qytetit të Podujevës.

No description available.

Njësoj kanë vepruar edhe ata të VV-së, që janë mbledhur para selisë së partisë.

Në sondazhet e para, Shpejtim Bulliqi po prin para atij të LDK-së, Ekrem Hysenit, ndërkohë që nuk është përjashtuar edhe balotazhi./Llapi.info