Përveç pesë partive politike, kësaj radhe edhe një iniciativë qytetare do të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Llapi.info.
Kjo iniciativë, “Unioni i Blakçorve” është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, derisa katër kandidatë synojnë të jenë pjesë e asamblesë komunale.
- Bislim Aliu
- Elsa Selimi
- Reshat Blakçori
- Samir Blakçori
Këta janë katër kandidatë nga kjo iniciativë që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Floretë Zejnullahu e PDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat./Llapi.info
Nisma synon të marrë Podujevën, kjo është lista me 8 kandidatë
Kjo është lista e kandidatëve të LDK-së që garojnë për Podujevën
Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së që garojnë për Podujevën
Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve që do të garojnë për Podujevën






