Edhe në këto zgjedhje, Nisma Socialdemokrate në Podujevë garon me kandidatin për kryetar të kësaj Komune, Xhemajl Hasani, shkruan Llapi.info.
Për dallim nga partitë tjera, Nisma në listën e vetë i ka vetëm tetë kandidatë për asamblenë komunale.
Më poshtë emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë:
- Xhemajl Hasani
- Ilmi Tahiri
- Xheljane Govori
- Gafurr Shabani
- Fatmir Zeka
- Florida Kadriu
- Granit Hasani
- Ferki Pollomi
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Floretë Zejnullahu e PDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat./Llapi.info






