Arben Vitia është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Sekretari i degës së VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi në mbledhjen e këshillit të qendrës të Prishtinës, tha se është votuar kandidati për kryetar të Prishtinës, i cili do të jetë Arben Vitia, njofton Klankosova.tv.
“Në këtë takim është votuar kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, i cili tashmë zyrtarisht është Arben Vitia”, u shpreh Azemi.
Azemi tutje tha se janë votuar edhe listat për asamblistët.
“Gjithashtu në këtë mbledhje është votuar për asamblistët e listës së Lëvizjes së Vetëvendosje e cila do të bëjë dallimin nga të gjitha listat e subjekteve tjera”.






