Lokale - eSIMy

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të veprojë sepse pandemia sipas saj me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje prej se ka ardhur në krye të qeverisë ka krijuar idenë se në mandatin e saj s’ka virus dhe i ka lehtësuar të gjitha masat.

“Kjo Qeveri shkoi edhe më tutje. Ua ndërpreu kontratat personelit shtesë në shëndetësi. Ua ndërpreu shtesat mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa, nuk organizoj vaksinim gjatë vikendit”.

“Të gjitha këto sjellën të shifrat rekorde me mbi një mijë raste të reja në ditë. Me këtë trend vendi po shkon drejt mbylljes. E mbyllja kushton. I kushton secilës familje e secilit qytetar. Kushton me jetë me të shtrenjtë, me mungesë të shërbimeve, me vend pune, e më së shumti na kushton në arsim”, ka shkuar Bajrami.

Tutje, ish ministrja e Financave në Qeverinë Hoti tha se fillimi i vitit të ri shkollor në distancë do të jetë me pasoja katastrofale.

“I bëj thirrje qeverisë të zgjohet nga gjumë, të angazhojë të gjitha mekanizmat institucional në menaxhimin e pandemisë, të punojë për qytetarët për besimin që i kanë dhënë”, është shprehur Bajrami.