Disa biznese afariste në Komunën e Prishtinës kanë pranuar një taksë në shumën prej 1000 eurove gjatë ditëve të fundit.
Kjo taksë është lëshuar nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm për ngarkesat vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste, njofton Klan Kosova.
E kjo gjë po u pengon odave të ndryshme biznesore teksa në komunë thonë që thjesht janë duke respektuar vendimin e Kuvendit.






