Lokale - eSIMy

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e fundit tregon se çmimet e produkteve të konsumit të gjerë janë më shtrenjtë për 0.8 për qind në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me muajin qershor.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në seancën e Kuvendit.

Ajo ka thënë se janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti te produktet e konsumit dhe sipas saj kjo është shumë shqetësuese.

“Në muajt e fundit janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti te produktet e konsumit dhe kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari, tha se Kosova është e varur jashtëzakonisht shumë edhe nga importi, sidomos i atyre që janë të rëndësishme në konsumin nga ekonomitë familjare.