Lokale - eSIMy

131 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, 33 prej tyre janë me të lënduar, ndërsa 98 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1610 gjoba trafiku dhe 7 për mosrespektimin e masave antiCOVID-19.

Ndryshe, janë arrestuar edhe 38 persona dhe 22 janë dërguar në mbajtje.